Please enter at least 3 characters.

Aktivitete të Kadri Veselit në Mitrovicë

2016/01/aktivitete-t-euml-kadri-veselit-n-euml-mitrovic-euml_2_hd.jpg

Ai ka postuar foto dhe statuse në rrjetin social Facebook, më anë të cilave tregon për aktivitetet që po i zhvillon në këtë qytet.

Veseli gjatë fundjavës ka vizituar nëndegën e katërt të PDK-së, me ç’rast ka mbajtur një tubim me qytetarë në shkollën e Shipolit.

Pastaj ka vizituar kompaninë “Camel”, ku ka parë nga afër se si zhvillohet prodhimi i kësaj fabrike.

Të shtunën, Veseli ka vizituar edhe kompaninë e suksesshme Bunjamini, raporton portali Veriu.info.

Ndërkaq, të dielën ai ka vizituar Bajgoren, për të cilën thotë se “aty ku trashëgohet trimëria”.

Ai ka vizituar edhe fshatin Trepçë, ku ka folur për të mirat që miniera e saj mund t’ia sjellë Kosovës.

“Trepça si gjigant i pasurisë së shtetit tonë çmohet lartë nga ata që punuan dje, punojnë sot dhe gjithsesi që do punojnë nesër, si pjesë nga Misioni i ri. Trepça do të ndërtojë jo vetëm Mitrovicën por edhe Kosovën. Qytetarët duhet t’i besojnë këtij Misioni sepse kështu ndihmojnë veten dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë edhe në një aktivitet në qytetin e Mitrovicës, ku u tha se u anëtarësuan mbi 200 persona në PDK. /Veriu.info/