Aksioni në Elbasan, 11 të arrestuar dhe armë të sekuestruara
14/10/2025
Një aksion i Policisë në Elbasan ka rezultuar me 11 persona të arrestuar dhe sekuestrim të tri armëve.
Burime të Euronews bënë me dije se ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka sinjalizuar se në një lokal kishte persona të armatosur.
Sipas burimeve, një armë e katërt është larguar nga vendngjarja.
11 personat e arrestuar akuzohen për armëmbajtje pa leje, kundërshtim të punonjësve të policisë, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Mes tyre janë edhe ish- kandidati për deputet Bujar Muça dhe shtetasi Maks Lika.


