Please enter at least 3 characters.

Aksioni i EULEX-it dhe Policisë edhe në burgun e Dubravës

2016/04/Burgu-i-Dubraves-foto-ridvan-slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Aksioni i sotëm i EULEX dhe Policisë së Kosovës nuk i ka kursyer as të burgosurit në burgun e Dubravës.

Qelitë e dy të burgosurve Shaban Syla, kushëri i Azem Sylës dhe Shpresim Ukaj, të dënuar në rastin “Bllaca”, janë bastisur nga forcat policore.

Lajmin për KosovaPress e konfirmoi edhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Nga burime të KosovaPress mësohet se dy të burgosurit janë vizituar nga forcat policore, ngase këta persona janë në listën e të dyshuarve të aksionit të sotëm të EULEX dhe PK-së.