Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave
01/07/2026
Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar në disa rajone të Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Arbnora Luta, ka konfirmuar për Telegrafin se operacioni është në zhvillim, por nuk ka dhënë detaje të tjera për momentin.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës,” tha Luta.
Telegrafi ka mësuar se aksioni ndërlidhet me krimin e organizuar dhe shpëlarje të parave.
Autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë në vijim, pas përfundimit të veprimeve operative. /Telegrafi/


