Aksion “blic” në Vlorë, kontrollohen makinat luksoze dhe me xhama të zinj
30/10/2025
Forcat e rendit në Vlorë kanë zhvilluar një aksion mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës, me qëllim rritjen e sigurisë publike pas ngjarjes së rëndë ku një 17-vjeçar humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet tip “Porsche”.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, duke ndaluar për verifikim automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj.
Euronews Albania raporton se kontrollet janë përqendruar tek personat me precedentë penalë, individët në kërkim, si dhe tek qytetarët që mund të mbajnë armë të ftohta ose armë zjarri pa leje.


