Please enter at least 3 characters.

Aksidentohen 150 automjete në SHBA (video)

2016/01/aksidentohen-150-automjete-n-euml-shba-video_hd.jpg

Rreth 150 automjete u përshinë në aksidentin që ndodhi për shkak të ngrica në rrugë por kur dy kamionë me lëndë të rrezikshme u përshinë nga flakët, autoritetet ndërhynë për të larguar banorët nga zona e rrezikut.

Policia tha se zona që ndodhet në jug të Michiganit, u evakuua në një rreze prej 5 kilometrash, nga frika e një shpërthimi të mundshëm, por pas djegies së gjithë sasisë së acidit formik, situata e emergjencës u tërhoq.

Sipas autoriteteve shëndetësore acidi formic mund të shkaktojë iritim të syve, lëkurës dhe fytit.

Si pasojë e përplasjes një person mbeti i vdekur, 10 u plagosën dhe 6 makina morën flakë, ndërsa gjithë fishekzjarrët u dogjën. Në total në aksident u përfshinë rreth 150 automjete.

Superstrada "Interstate 94", që lidh liqenet e mëdha me zonat malore në qendër të shtetit, u mbyll për disa orë në të dyja kahet.

Ky raportohet si aksidenti më i rëndë deri tani si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë rajonin prej ditësh në bregun lindor në SHBA.