Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Podujevë, lëndohen dy persona

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT-1.png

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë - Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

"Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Bardhosh), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona", deklaroi ajo.

Ahmeti bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin. /Telegrafi/