Please enter at least 3 characters.

 Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person

2018/08/aksident.jpg

Një person derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka goditur një këmbësor.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:35 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, vozitësi derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka goditur këmbësorin.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/