Please enter at least 3 characters.

Aksident në “Vetërnik”, shkaktari i aksidentit ikën nga vendi i ngjarjes

2017/08/850x636-aksident-trafiku1500735810_1502477259-5742490.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në ‘Veternik’ të kryeqytetit.

Sipas dëshmitarëve, vetura e cila kishte shkaktuar aksident është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ata kanë thënë për KosovaPress se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.