Aksident në rrugën Tetovë - Jazhincë, lëndohen dy persona
SPB Tetovë njofton se në orët e hershme të ditës së sotme (20 korrik) në rrugën Tetovë - Jazhincë, në fshatin Poroj ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar dy persona.
"Më 20.07.2026 në ora 03:15 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, në fshatin Poroj të Tetovës, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve "Seat" me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.R. (55) nga fshati Sllatinë, dhe një automjeti të udhëtarëve "Volkswagen Golf" me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.N. (39) nga fshati Poroj. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës".
"Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë", thonë nga SPB Tetovë.


