")
Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

2020/12/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Rreth orës 15:00 në rrugën  Prishtinë-Podujevë (në fshatin Besi), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve (një kamion dhe një veturë).

“Si pasojë e aksidentit  janë lënduar tre persona”, njofton policia për Telegrafin.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin.