Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë

Një aksident është raportuar sot në rrugën “Papa Klimenti” në qytetin e Pejës.

Sipas informacioneve të para, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Detajet rreth rastit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar në orët në vijim./Telegrafi/