Please enter at least 3 characters.

Aksident në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona

2019/05/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Borovci.

Ai tutje ka bërë të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka shtuar Borovci. /Telegrafi/