Please enter at least 3 characters.

Aksident në Radovish, lëndohet rëndë një person

2018/04/Aksident-foto-1-1-735x400-780x439.jpg

Dje në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Radovish është lënduar rëndë M.P. (71) nga i njëjti qytet pasi është goditur nga një automjet “Volkswagen Passat” i drejtuar nga V.M. (50) nga Radovishi, njoftoi sot SPB Strumica.

Si pasojë e përplasjes këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipi policor nga Stacioni Policor i Radovishit./Telegrafi/