Please enter at least 3 characters.

Aksident në Prishtinë, dy të lënduar

2021/04/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-13-e1619774803634.jpg

Sot rreth orës 12:30 në rrugën "Enver Maloku" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

"Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor", ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ndërkohë njësiti i trafikut në Policinë e Kosovës po merret me rastin./Telegrafi/