Please enter at least 3 characters.

Aksident në Pejë - prokurorja goditet nga një veturë

2019/08/aksident-1.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, ku vetura ka goditur një këmbësore.

Telegrafi mëson se këmbësorja është prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 14:30, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësore".

"Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Ai tutje bëri të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. /Telegrafi/