Please enter at least 3 characters.

Aksident në Negotinë, lëndohet një person

2016/01/furgoni-aksidentohet-me-traktor-l-euml-ndohen-12-nx-euml-n-euml-s-dhe-4-m-euml-simdh-euml-n-euml-s_hd.jpg

Një person ka ngelur i lënduar nga një aksident në komunikacion në mes një traktori dhe një vetura në Negotinë, njofton sot Verolub Dodevski zëdhënës i policisë SPB Veles. Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Negotinë-fshati LLakavicë.

"Traktori i markës "IMT 539" me targa të Negotinës është drejtuar nga personi Zh.P. (65) nga fshati Pepellishte e Negotinës, ndërsa vetura e markës "Wolsvagen Golf" me targa të Negotinës e drejtuar nga G.G (40) nga Negotina, sqaron Dodevski.

Në aksidentin ka qenë i lënduar vozitësi i traktorit dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm-Negotinë, pas karakterit të lëndimit, është dërguar për mjekim në Qendrën urgjente-Shkup. /Telegrafi/