Please enter at least 3 characters.

Aksident në magjistralen Skenderaj-Klinë, lëndohen tetë persona

2017/12/Aksident-foto-1-1-735x400.jpg

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira një kamion dhe një kombi. "Personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore", tha Zahiti./Telegrafi/