Please enter at least 3 characters.

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, tre persona të lënduar

2018/04/Aksident-foto-1-1-735x400-780x439.jpg

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Kçiç.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa policia është duke zhvilluar hetime për ndriçimin e plotë të shkakut të aksidentit.

“Të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”, ka thënë Zahiti për KP./Telegrafi/