Please enter at least 3 characters.

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

2024/05/traktor-660x330-780x439-1.jpg

Një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është aksidentuar me traktorin të cilën ishte duke e drejtuar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:17, në Lipjan.

Tutje në raport thuhet se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi traktorin të cilin ishte duke e drejtuar është aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer mashkull kosovar i cili është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/