Please enter at least 3 characters.

Aksident në Itali, vdes një 25-vjeçar nga Kosova

2020/01/aksident-me-motor-0718_1468835287-8460137.jpg

Një 25 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku në Itali.

Mësohet se viktima është nga fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit.

Sipas njoftimeve, aksidenti ka ndodhur derisa viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Varrimi i viktimës bëhet nesër në fshatin Zabeli Ultë të Drenasit.