Please enter at least 3 characters.

Aksident mes katër veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona

2021/11/258744995_1387621821640175_892964071870172280_n.jpg

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

"Rreth orës 16:00 në rrugën 'Edmond Hoxha', në Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë katër automjete. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy person", deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/