Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në magjistralen Prizren-Suharekë, një i vdekur

2017/05/18836377_10155460103450513_2000588555_o.jpg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak orëve në magjistralen Suharekë- Prizren, me ç’rast një person ka humbur jetën një person.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

“Mund të ju konfirmoj se një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve, një kamioni dhe një veture të tipit BMË. Mjeku ka konstatuar vdekjen e njërit prej pasagjerëve, ndërkaq një tjetër është lënduar”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq rruga vazhdon të mbetet ende e bllokuar. /Telegrafi/