Aksident i rëndë në Klinë, treni godet veturën- vdes gruaja 39 vjeçare
03/09/2018
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në mes një treni dhe një vetura në Klinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona ku prej tyre një femër ka ndërruar jetë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfrimuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
"Aksidenti ka ndodhur rreth orë 18:40 mes një treni dhe një veture.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona, ku prej tyre një femër e moshës 39 vjeçare ka ndërruar jetë, kurse dy fëmijë të cilët kanë qenë në veturë janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK kurse të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës", ka thënë Ibraj. /Telegrafi/


