Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen tre automjete, një person në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet ne vendngjarje. /Telegrafi/