Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Elbasan, makina bie në humnerë - kërkime edhe me helikopterë

2024/04/shiriti-policise-1.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë ku një mjet ka humbur kontrollin duke rënë disa metra në greminë.

Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të kërkim shpëtimit malor prej disa orësh vijojnë kërkimet, por terreni malor e bën të vështirë punën e grupeve të terrenit.

Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë Emergjencave Civile të cilat gjithashtu kanë dërguar helikopterin e ndihmës së shpejtë i cili vijon kërkimet për të lokalizuar vendin ku ndodhet i lënduari.

Deri tani dyshohet për vetëm një të lënduar. /euronewsalbania/