Please enter at least 3 characters.

Aksident i frikshëm në një pikë karburanti në Kroaci

2021/07/c7367754-2c32-4ba0-90c9-17804364c48d.jpeg

Disa ditë më parë, një aksident i çuditshëm trafiku u regjistrua në Koprivnica, Kroaci.

Shoferi i veturës të tipit Peugeot goditi një pikë karburanti pothuajse pa frenim dhe pothuajse u përmbys.

Sipas policisë, shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit, dhe tani ka dalë një video nga kamera e sigurisë së pikës së karburantit, e cila tregon saktësisht se sa i rrezikshëm ishte aksidenti.

Video u shfaq në rrjetin social Reddit dhe tashmë po regjistron më shumë se një milion shikime. /Telegrafi/