Aksident fatal në Remnik të Vitisë: Si pasojë e lëndimeve, vdes personi i aksidentuar
17/04/2016
Një aksidenti me fatalitet ka ndodhur në fshatin Remnik të Vitisë, ku si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, gjatë transportimit për në Emergjencë ka vdekur një person.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave, njëra Mercedes që drejtohej nga i dyshuari dhe veturës WV që drejtohej nga viktima.
Sipas Policisë, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur nga pakujdesia e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /KosovaPress/


