Please enter at least 3 characters.

AKP pranon 137 oferta për shitjen e aseteve

2017/06/19551542_1357185901067351_1922380730_o.jpg

Agjencia Kosovare e Privatizimit të mërkurën në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjes së aseteve për mes likuidimit numër 33 ka pranuar gjithsejtë 137 oferta dhe shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 4 milionë e 439 mijë e 690 euro.

Oferta më e lartë në këtë valë ishte ajo e ofertuesit L133 në vlerë prej 1 milion e 111 mijë euro për pasurinë bujqësore toka në Ferizaj.

Në këtë valë të privatizimit ishin paraparë në likuidim 90 asete apo ndërmarrje shoqërore anë e mbanë Kosovës.