Please enter at least 3 characters.

Akoma në Big Brother - Miri me 'thumb' për Selin Bollatin?

Foto: Facebook

Miri nga grupi "West Side Family" ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që duket se është një kunjë e drejtpërdrejtë për Selin Bollatin, pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP Albania 5.

Që në fillim të spektaklit, Miri dhe Seli krijuan një dinamikë të veçantë brenda shtëpisë, me lojëra, batuta dhe afrimitet, por më pas rrugëtimi i tyre mori drejtime të ndryshme.

Në një InstaStory, Miri ka publikuar një mesazh ku shkruan: “Dhelpra kur nuk i kapi rrushin sigurisht që ishte prishur. Kështu që thuajini me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp. Të fala nga 006-ta".

Foto: Instagram

Edhe pse nuk ka përmendur emra, ndjekësit kanë aluduar se ky mesazh mund të jetë drejtuar për Selin, duke e lidhur me komentet dhe situatat e krijuara gjatë lojës në shtëpinë e BBV Albania 5.

Postimi ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime tjera në lidhje me këtë.

Duket se hatërmbetjet në Big Brother po vazhdojnë edhe disa muaj pas përfundimit.

Selin nga ana tjetër është shpallur fituese e këtij edicioni, ku në vend të dytë u rendit Miri. /Telegrafi/