Please enter at least 3 characters.

Ahmeti takohet me Zaev, thirrja e Kuvendit temë diskutimi

2017/02/Zaev-Ahmeti-1.jpg

Sonte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në selinë e LSDM-së. Sipas 24 Vesti, ata janë takuar që të përafrojnë punët për të thirrur Kuvendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që gjatë ditës së nesërme Zaev të takohet edhe me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa. Gjithsesi, nuk pritet që nesër të thirret Kuvendi, por mund të ndodh të premten.

Sipas 24 Vesti, partitë do të kërkojnë nga Trajko Veljanovsli të vazhdojë seancën konstitutive e cila ishte ndërprerë./Telegrafi/