Ahmeti: Pavarësisht të gjithave, demarkacioni nuk kalojë
14:"Ridvan Slivova
01/09/2016
Pas vendimit për shtyerjen e votimit për demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se pavarësisht inskenimit të incidenteve, presionit e të tjerave, demarkacioni nuk kalojë.
Ja postimi i plotë i Ahmetit:Me javë të tëra deklaronin se demarkacioni kalon me 1 shtator. Inskenuan incidente, shtuan presionin ne deputetë, kërcënuan me çka mos, bënë propagandë të jashtëzakonshme mediatike, u munduan të përdorin çdo përfaqësues ndërkombëtar.Por sot, demarkacioni nuk kaloj!


