Please enter at least 3 characters.

Ahmeti dhe Xhaferi nuk u paraqitën në seancën gjyqësore kundër Bogoevskit

2016/01/bogoevski-ali-ahmeti-dhe-musa-xhaferi-u-korruptuan-me-5-milion-euml-euro-dokument_hd.jpg

Ashtu siç u raportua më herët, ish-shefi i kundërzbulimit të Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski u paraqit në gjykatë, si i paditur, nga ana e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, përcjell Telegrafi maqedoni.

Ai akuzohet për shpifje, për dëshmitë e tij dhënë në SHBA, ku akuzon se tre persona, Vllado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kanë marrë ryshfet nga ''Magyar Telekom'' për të mos lejuar futjen e një operatori tjetër telekomunikacioni në tregun e Maqedonisë.

Megjithatë, Ahmeti dhe Xhaferi nuk janë paraqitur në seancën e sotme. Siç njofton Tv Telma, Bogoevski nuk i ka marrë në kohë të duhur paditë dhe ka kërkuar afat shtesë për mbrojtjen e tij ndaj padive.

Bogoevski sqaron se dëshminë e tij e ka dhënë para një komisioni amerikan për letra me vlerë dhe gjykatës së New York-ut. Seanca e radhës do të mbahet më 27 janar të vitit të ardhshëm./Telegrafi/