Please enter at least 3 characters.

Aguilera lanson baladën "Twice"

2018/05/ChristinaAguillera-2-e1526142961975.jpg
213:"LOS ANGELES, CA - NOVEMBER 19: Christina Aguilera performs onstage during the 2017 American Music Awards at Microsoft Theater on November 19, 2017 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Christina Aguilera e ka publikuar këngën me titull "Twice" që është pjesë e albumit të ardhshëm, "Liberation".

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja ka nisur incizimin e materialit të ri muzikor, për herë të parë pas pushimit gjashtëvjeçar.

Kënga e parë të cilën e lansoi ishte "Accelerate" dhe e shoqëroi me videoklip, ndërsa projekti ishte produksion i Kanye West.

Ashtu si edhe albumi, "Liberation", titullohet edhe një këngë, e cila është baladë dhe pritet të shoqërohet me videoklip.

"Nganjëherë pyes veten se cili është qëllimi i jetës. E kam gjetur çmimin e dashurisë dhe kam humbur mendjen", janë disa prej vargjeve të këngës së re.

Krahas këngës së re, Aguilera ka bërë të ditur se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Billboard Music Awards do ta prezantojë këngën e tretë nga albumi i ri, e cila titullohet "Fall in Line", ndërsa do ta interpretojë së bashku me Demi Lovaton.

(Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, 37-vjeçarja është duke u përgatitur për turneun muzikor që do ta mbajë këtë vit në Amerikë.

Kujtojmë që albumin e fundit, me titull "Lotus", Christina e kishte publikuar në vitin 2012. /Telegrafi/