Please enter at least 3 characters.

"Aguero është si Romario"

2016/04/agueroa.jpg

Mbrojtësi i PSG-së, Maxwell e ka krahasuar Sergio Agueron me legjendën e Brazilit, Romario.

PSG-ja dhe Man City përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve këtë javë dhe Maxwell e ka lavdëruar sulmuesin argjentinas.

''Aguero është lojtar i mrekullueshëm. E dua stilin e tij. Ai është si Romario, nuk duhet që atij t'i lini hapësira'', u shpreh Maxwell.

PSG dhe City do të takohen sonte në kuadër të takimit të parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në kryeqytetin francez të Parisit. /Telegrafi/