Please enter at least 3 characters.

Aguero: Dua ta fitoj Copa American për Messin më shumë se për veten

2019/06/Aguero-Messi-e1559910383111.jpg
229:"BRONNITSY, RUSSIA - JUNE 19: (L-R) Sergio Aguero and Lionel Messi of Argentina arrive pirior a training session at Stadium of Syroyezhkin sports school on June 19, 2018 in Bronnitsy, Russia. (Photo by Gabriel Rossi/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Aguero ka thënë se dëshiron të fitojë trofeun e Copa America për Lionel Messin më shumë se për veten.

Pritjet e skuadrës Albiceleste janë më të mëdha se kurrë për të fituar trofeun e madh kontinental edhe pse luhet në tokën braziliane.

Skuadra e Lionel Scalonit vjen nga zhgënjimi në Kupën e Botës, por përkundër saj besimi përsëri është i madh pas arritjes dy herë radhazi në finale të Copa Americas.

Argjentina përsëri beson te ylli i Barcelonës, Messi, dhe kjo u jep atyre një shans çdo herë të jenë ndër favoritët, sidomos tani që është më i etur se kurrë të fitoj një trofe me kombëtares.

Messi dhe Aguero të dëshpëruar me rezultatet e kombëtares argjentinase (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Manchester Cityt, Aguero, gjithashtu është i etur për të fituar këtë trofe, pasi ka thënë se e do atë për Messin më shumë se për vete.

"Jam më i shqetësuar të jemi kampion për Messin sesa për veten. Shpresojmë që një ditë të ndodhë", ka thënë fillimisht Aguero për Fox Sports.

"Është ëndrra e tij dhe ëndrra e të gjithëve. Kam vënë veten në vendin e tij dhe dua të përpiqem të bëj çmos për atë që të fituar Copa American".

"Është kohë e gjatë që ai vjen këtu dhe vuan. Unë gjithashtu vuaj. E dimë se çfarë mund të sjellë ai dhe pjesa tjetër duhet të përgatitet mentalisht që të mos dështojë", përfundoi sulmuesi i Cityt. /Telegrafi/