Please enter at least 3 characters.

AGK pranon donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press” nga misioni i OSBE-së në Kosovë

2024/04/420281078_395384406581775_1754786485627129952_n.jpg

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka pranuar donacion 70 xhaketa dhe jeleka me mbishkrimin “Press”, nga partneri i ngushtë i saj, Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e bërë nga AGK, donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, Pascale Roussy.

"Donacionet u ndanë nga Drejtorja e Departamentit të Demokratizimit, Pascale Roussy - e cila theksoi rolin krucial që gazetarët dhe kameramanët e kanë në demokraci, duke raportuar nga terrene të rrezikshme e duke i mbajtur përgjegjës personat në pushtet", thuhet në komunikatë.

Shpërndarja e këtyre donacioneve tek gazetarët do të bëhet gjatë javëve në vijim nga AGK./Telegrafi/