Please enter at least 3 characters.

Agjenti Pastorello: Dybala ishte afër bashkimit me Unitedin

2020/04/dybala.jpg
265:"Juventus' Argentine forward Paulo Dybala looks on during the Italian Serie A football match Sampdoria vs Juventus on May 26, 2019 at the 'Luigi Ferraris' in Genoa. (Photo by MARCO BERTORELLO / AFP) (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

Agjenti i sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku ka zbuluar se sa i afër ishte sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, për t'u bashkuar me Manchester Unitedin.

Dybala ishte vendosur të bashkohej me United si zëvendësim për Lukakun.

Këtë e ka zbuluar agjenti i njohur Federico Pastorello për mediat italiane.

“Është e vërtetë, ishte afër të ndodhte”, ka thënë fillimisht Pastorello për Tuttosport, kur u pyet për transferimin e Dybalas te Unitedi.

“Romelu, megjithatë, gjithmonë kishte shpresuar të bashkohej me Interin sepse ishte afektuar nga dashuria e tifozëve të Nerazzurrëve”.

I pyetur për planet e Dybalas këtë verë, Pastorello shtoi: “Nuk e di situatën nga brenda sepse nuk jam agjent i tij, por Dybala duket se po lulëzon përsëri”.

“Sinqerisht e shoh akoma te Juventuesi. Nuk mendoj se marrëveshjet e shkëmbimit do të ndikojnë tek ai, Kane apo kampionët e tjerë”, përfundoi agjenti. /Telegrafi/