Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Lautaros: Do të ishte e mrekullueshme ta shohim duke luajtur me Messin te Barcelona

2019/09/Lautaro-Messi-e1568270416604.jpg
319:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JUNE 28: Lautaro Martinez of Argentina celebrates with teammate Lionel Messi after scoring the opening goal during the Copa America Brazil 2019 quarterfinal match between Argentina and Venezuela at Maracana Stadium on June 28, 2019 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Bruna Prado/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez nuk po ndalet së shënuari me Argjentinën dhe agjenti i tij ka thënë se do të ishte e mrekullueshme të shohim atë duke luajtur me Lionel Messin te Barcelona.

'El Toro' shënoi një het-trik kundër Meksikës dhe kjo do të thotë se ai tani ka 12 gola në 14 paraqitje me kombëtaren argjentinase.

"Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur me Leo Messin te Barcelona", ka thënë fillimisht agjenti Beto Yaque për TyC Sports.

"Është mirë të shohësh teksa ai luan ashtu, aq i qetë dhe i lumtur. Ai ka kontroll të jashtëzakonshëm në prekjen e tij të parë dhe kjo e bën shumë të vështirë për mbrojtësit ta kapin atë".

Martinez dhe Interi do të përballen me Barcelonën e Messit në Ligën e Kampionëve, pasi janë në të njëjtin grup.

“Lautaro është shumë i përulur. Kur shkova ta takoja në Bahia Blanca, nuk ishte e lehtë ta merrja me vete, pasi ai ishte shumë i afërt me familjen e tij dhe ndihesha i lodhur. Për fat të mirë, prindërit e tij kishin besim tek unë".

"Para se të shkoja në Inter, iu thashë që ai nuk do të luftojë për t'u vendosur, sepse e di se çfarëdo që Lautaro fut në kokë, ai e arrin", përfundoi agjenti i sulmuesit argjentinas. /Telegrafi/