Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Dzekos, Irfan: Refuzimi i Chelseat vendim i mirë për të gjithë

2018/04/Edin-Dzeko-e1523467206921.jpg
139:" UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy.
15:"Catherine Ivill

Agjenti i Edin Dzekos, Irfan Redzepagic, është kthyer edhe një herë të flas për refuzimin e Chelseat në janar.

Sipas tij refuzimi që sulmuesi boshnjak ia bëri Bluve është në të mirën e të gjithëve.

"Edin nuk kishte nevojë të dëshmonte mbrëmë se është një nga sulmuesit më të mirë në botë".

(Foto: GettyImages)

"Le të themi që të gjithë kanë përfituar nga refuzimi i Chelseat. Ishte mirë për Romën, për tifozët dhe vet Edinin, pra jemi gjithë të lumtur", ka thënë Irfan për TuttoMercatoWeb.

Roma humbi në Camp Nou në ndeshjen e parë me rezultat 4-1, ndërsa të dytën e fitoi me rezultat 3-0 në Olimpico dhe me këtë rast vazhdoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Barçën.

Në Ligën e Kampionëve në dhjetë këtë sezon Dzeko ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Në Serie A ka shënuar 14 deri më tani në 30 paraqitje. /Telegrafi/