Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Cutrones, Orgnoni: Do të arrijmë një marrëveshje me Milanin

2018/01/Cutrone.jpg
254:"MILAN, ITALY - JANUARY 28: Patrick Cutrone of AC Milan celebrates after scoring the opening goal during the serie A match between AC Milan and SS Lazio at Stadio Giuseppe Meazza on January 28, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Patrick Cutrone ka pohuar se do të fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës me klubin e Milanit.

Sulmuesi 20-vjeçar po kalon këtë sezon nëpër një formë të mirë te Rossonerët, ku është ftuar për herë të parë në Itali për miqësorët kundër Argjentinës dhe Anglisë.

(Getyy Images)

Kjo ka shkaktuar në mënyrë të pashmangshme edhe thashethemet e interesimit të klubeve evropiane, por talenti dëshiron të qëndrojë në San Siro.

"Ne kemi filluar të flasim për këtë, por ende nuk kemi zbritur në detaje", shpjegoi Donato Orgnoni, kur u pyet nga MilanNews rreth kontratës së Cutrones.

"Nuk do të ketë probleme, do të gjejmë një marrëveshje. Ne do të shohim pas Pashkëve, ne do të ulemi me klubin dhe të flasim për këtë".

"Qëllimi ynë dhe i klubit, është të arrijmë një marrëveshje me Milanin. Kur një djalë 20-vjeçar ka këto shifra, është normale që të jetë nën llupën e shumë klubeve, por kurrë nuk kemi shkaktuar probleme".

"Ne jemi në Milano, do të qëndrojmë te skuadra e Milanit", ka pohuar agjenti Orgnoni. Kujtojmë se sulmuesi italian deri më tani ka shënuar shtatë gola në 21 ndeshje për Milanin. /Telegrafi/