Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Bale, Bernett: Mes Realit dhe Bales ka 'dashuri'

2018/04/Gareth-Bale-1-e1523358471645.jpg
281:"MADRID, SPAIN - OCTOBER 18: Gareth Bale of Real Madrid celebrates scoring his team's first goal during the UEFA Champions League Group F match between Real Madrid CF and Legia Warszawa at Bernabeu on October 18, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Gareth Bale nuk ka plane të largohet nga Real Madridi pasi kjo në një farë mënyre është edhe dëshira e vet klubit spanjoll.

Sipas agjentit të uellsianit, Jonathan Barnett, ende ka 'dashuri' mes klubit dhe lojtarit.

Tash e disa kohë është duke u folur për një largim të mundshëm të lojtarit nga Bernabeu, zërat u shtuan pas mos aktivizimit në fitoren ndaj Juventusit me rezultat 3-0 në Ligën e Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

"Gareth është lojtar i Real Madridit dhe e do Realin, por edhe Reali e do Garethin".

"E gjitha historia për t'u larguar është e shkruar nga gazetarë që nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh dhe vetëm se kanë nevojë të shkruajnë diçka, e që nuk brengosen nëse është apo jo e vërtetë", ka thënë Bernett për ESPN FC.

Bale është transferuar te Reali nga Tottenham Hotspur në vitin 2013 për 90 milionë euro.

Por, tash e disa kohë ka qenë i lidhur me një rikthim në Angli, më saktësisht te Manchester Unitedi. /Telegrafi/