Please enter at least 3 characters.

Agim Cana fillon furishëm punën te Vëllaznimi, pritet t'ua paguajë borxhet futbollistëve dhe të emëroj trajnerin e ri

2018/01/26229356_1742832782435908_3608654129792287228_n.jpg

Zhvillime të reja prite të ketë edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë) tek skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës.

Pas emërimit të Agim Canës në krye të klubit, tani është radha që lajmet e mira të vijnë për lojtarët.

“GazetaOlle.com”, mëson se Agim Cana do të takohet sot (e shtunë) me lojtarët dhe të gjithëve pritet t’iu jepet lajmi i mirë për shlyerjen e borxheve të mbetura nga stinori vjeshtor.

Po ashtu, do të bëhen të ditura edhe çështje të tjera, si fillimi i përgatitjeve, trajneri i ri e shumë gjëra tjera.

Gjasat maksimale për të marrë drejtimin e skuadrës i ka trajneri i mirënjohur nga Kosova, Bylbyl Sokoli.

Ndryshe, Sokoli në të kaluarën ka treguar edhe ekipin Përfaqësues dhe skuadra të mëdha si Prishtina, Besiana, Kek-u dhe Ferizaj.