Please enter at least 3 characters.

Agassi: Nuk po bëj më parashikime se kur do të pensionohet Federer

2019/01/GettyImages-88280011.jpg
289:"PARIS - JUNE 07: Roger Federer of Switzerland stands next to Andre Agassi following his victory during the Men's Singles Final match against Robin Soderling of Sweden on day fifteen of the French Open at Roland Garros on June 7, 2009 in Paris, France. (Photo by Ryan Pierse/Getty Images)
12:"Getty Images

Andre Agassi, lojtari legjendar i tenisit amerikan, beson se Roger Federer duhet të tërhiqet nga tenisi sipas kushteve të tij.

Zvicerani është 37 vjeç, në gusht do të mbush 38 ndërsa pyetja është edhe se sa kohë do ta shikojmë atë në turnetë e ATP-së.

Agassi u pensionua në moshën 36 vjeçare, por ai thotë se është ndryshe sa i përket për Federerin.

Andre Agassi dhe Roger Federer (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)

"Unë nuk kam përgjigje, të gjithë kanë një udhëtim të ndryshëm të jetës. Trupi im më tha boll më, por kur është fjala për Federerin, i cili ka arritur kaq shumë gjëra fantastike në sportin tonë dhe meriton të tërhiqet sipas kushteve që i cakton ai", tha Agassi për Radio Diejay.

Ai më tutje deklaroi se më nuk po "vë baste" se kur do të pensionohet tenisti më i mirë i të gjitha kohërave në botë.

lexo po astu

"Është ndryshe për të gjithë. Unë ndalova të parashikoj vite më parë se kur do të pensionohet ai", tha Agassi.

Ndryshe, Andre në karrierën e vetë ka fituar tetë Grand Slame dhe një medalje olimpike me SHBA-në. /Telegrafi/