Please enter at least 3 characters.

Afër rinovimi i Skriniarit te Interi

2018/10/Milan-Skriniar-1-e1541002082936.jpg
232:"ROME, ITALY - MAY 20: Milan Skriniar of FC Internazionale celebrates the victory after the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on May 20, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se diferenca mes kërkesës së agjentit të Milan Skriniar dhe ofertës së Interit për rinovim të kontratës është gjysmë milioni euro.

Zikaltrit tash e disa kohë janë duke tentuar një rinovim të mundshëm, por nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Por, normalisht duhet kuptuar se palët nuk janë nxituar pasi lojtari aktualisht është i lidhur me klubin nga Milano deri në vitin 2022.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Sipas Quotidiano Sportivo, Skriniar dëshiron rrogë në vlerë tre milionë euro (dyfish nga ajo që ka tani), por oferta e Interit është 2.5 milionë.

Bisedimet janë duke vazhduar dhe se shpejti pritet klubi italian dhe agjenti i lojtarit të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

23-vjeçari ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira që nga transferimi i tij në verën e 2017 nga Sampdoria.

Për ata kanë shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha, por besohet se Interi ka refuzuar oferta deri në 70 milionë euro. /Telegrafi/