Please enter at least 3 characters.

Afati kalimtar veror 2026, të gjitha transferimet minutë pas minute

Afati kalimtar veror ka nisur në Ligën Premier (15 qershor); Serie A (29 qershor); La Liga (1 korrik); Bundesliga (1 korrik) dhe Ligue 1 (1 korrik 2026), ku deri tani janë kryer shumë transferime të mëdha.

Klubet e mëdha evropiane tashmë kanë kryer shumë transferime të mëdha, por edhe shumë tjera janë në proces dhe në kuadër të thashethemeve.

Por, kur do të përfundoj afati kalimtar veror 2026?

Liga Premier e ka afatin kalimtar të martën, më 1 shtator 2026, në ora 00:00 pas mesnate, La Liga do të ketë kohë deri më 1 shtator 2026, në ora 23:59, sipas kohës së Kosovës, teksa Serie A do të kenë kohë deri më 1 shtator 2026, në ora 20:00.

Bundesliga e mbyll ‘merkaton’ më 1 shtator 2026, në ora 20:00, Ligue 1 është 1 shtator 2026, në ora 19:59, sipas kohës lokale, ndërsa afati kalimtar në Turqi qëndron i hapur deri më 4 shtator 2026, në ora 23:59, në Arabi Saudite mund të bëjnë transferime deri më 12 tetor 2026 dhe në MLS (SHBA), afati i dytë i transferimeve në MLS mbyllet më 2 shtator 2026.

Për të gjitha lajmet rreth zërave dhe transferimeve, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute. /Telegrafi/


27/08/2026 16:39-Alvarez kërkoi ndihmën e kapitenëve të Atletico Madridit për t’u larguar, por Simeone ndërhyri menjëherë

Saga e transferimit të Julian Alvarez vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të kësaj vere.

Sulmuesi argjentinas dëshiron të largohet nga Atletico Madridi dhe të transferohet te Barcelona, por klubi madrilen vazhdon të mbajë qëndrim të prerë kundër largimit të tij.

Lajmi i plotë...

27/08/2026 16:01-Emi Martinez pranon transferimin te Chelsea

Emiliano Martinez i ka dhënë dritën jeshile një transferimi te Chelsea dhe është i etur të kalojë në Stamford Bridge.

Vendimi përfundimtar tani i takon Chelseat, me diskutime të brendshme që aktualisht po zhvillohen për portierin e Argjentinës.

27/08/2026 15:38-Sorloth, objektiv kryesor i Juventusit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Alexander Sorloth thuhet është objektivi kryesor i Juventusit.

Atletico Madrid e vlerëson sulmuesin me 40 milionë euro, duke e bërë marrëveshjen të komplikuar për shkak të kufizimeve të FFP-së së Juventusit.

Një shkëmbim Sorloth-Jonathan David po merret në konsideratë, potencialisht me një opsion blerjeje të përfshirë.

27/08/2026 15:23-Samuele Ricci drejt Comos

Transferimi i Samuele Riccit nga Milani te Como është afër përfundimit, me vetëm detajet përfundimtare që kanë mbetur.

Struktura e marrëveshjes thuhet se është një huazim me pagesë prej 2 milionë eurosh me opsion blerje prej 22 milionë eurosh tjera.

27/08/2026 15:19-Bayern Munichu shënjestron yllin e Interit, Nerazzurrët i vendosin çmimin

Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka nisur të monitorojë nga afër mbrojtësin 25-vjeçar të Interit, Yann Bisscek ndërsa klubi italian ka vendosur një çmim të lartë për të.

Bayern Munich ka shfaqur interesim për Yann Bisseck, me mbrojtësin gjerman të Interit që është futur në listën e objektivave të kampionit gjerman.

Lajmi i plotë..

27/08/2026 14:51-Grealish zgjedh Evertonin

Sipas TalkSport, Jack Grealish ka vendosur se dëshiron të ribashkohet me Evertonin nëse largohet nga Manchester City këtë verë.

Ai ka marrë një ofertë huazimi edhe nga ish-klubi i tij Aston Villa, por zgjedhja e parë është Evertoni.

27/08/2026 14:47-Bordi drejtues i Atletico Madridit merr vendim përfundimtar mbi transferimin e Alvarezit te Barcelona

Bordi drejtues i Atletico Madridit ka dhënë mbështetje unanime për vendimin për të mos negociuar me Barcelonën transferimin e sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez.

Atletico Madrid ka bërë të qartë se Alvarez nuk është në shitje për Barcelonën, duke konfirmuar qëndrimin e klubit për të mos nisur asnjë negociatë me gjigantin katalunas.

Lajmi i plotë..

27/08/2026 14:31-Man City befason të gjithë, ofron 95 milionë euro për yllin e Evrtonit

Manchester City po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të lojtarit më të mirë të Evertonit, sulmuesit 26-vjeçar senegalez Iliman Ndiaye.

Menaxhmenti i klubit nga Etihad zhvilloi diskutime të brendshme dhe kontaktoi ndërmjetësuesit dhe po përgatit një ofertë prej 80 milionë funte apo rreth 95 milionë eurosh për këtë lojtar të gjithanshëm.

27/08/2026 14:18-Fiorentina i dërgon ofertë zyrtare Manchester Unitedit për Zirkzeen

Fiorentina është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Joshua Zirkzee , pasi i ka dërguar një ofertë zyrtare Manchester Unitedit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja e propozuar përfshin një tarifë huazimi prej 5 milionë eurosh plus një klauzolë blerjeje.

27/08/2026 14:11-Të gjitha transferimet deri më datë 27 gusht, ora 14:00

KËTU MUND T'I SHIKONI TË GJITHA TRANSFERIMET E NDODHURA DERI MË DATË 27 GUSHT, ORA 14:00.