Please enter at least 3 characters.

Aeroplani ishte përfshirë nga zjarri, bashkëpiloti kthehet përsëri për të 'shpëtuar kapitenin' (Foto/Video)

2019/05/aa3-2-e1557258408140.jpg

Disa pamje dramatike të publikuara nga katastrofe ajrore në aeroportin e Moskës kanë zbuluar momentin pasi një bashkëpilot u ngjit përsëri në aeroplanin e djegur për të 'shpëtuar kapitenin'.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Maxm Kuznetsov, 36, është parë duke u larguar nga kabina, pasi aeroplani kishte bërë një ulje emergjente të dielën.

Ndryshe, një aeroplan me dhjetëra pasagjerë kishte pësuar një aksident në aeroportin Sheremetyevo në Rusi, ku u vranë 41 vetë.

Bëhet fjalë aksidentin kur aeroplani pëson lëkundje dhe godet pistën, pas së cilës gjë shpërthen edhe zjarri.

Siç është raportuar ndërkohë, aeroplani u godit nga rrufeja, pak qaste para se të aterronte në aeroportin e Moskës.

Gjithsesi, hetuesit në çështjen e aksidentit nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar për pretendimet nëse aeroplani ishte goditur nga rrufeja. /Telegrafi/