Please enter at least 3 characters.

Adrola Dushi shijon pushimet në Mykonos, shfaqet tërheqëse në imazhet e reja në bikini

2019/07/adroladushi_64421876_2279314348850544_3110252223555152401_n-e1563786005940.jpg

Adrola Dushi vazhdon të jetë njëra nga femrat më atraktive shqiptare, edhe pse tashmë kanë kaluar disa vite që kur ajo rrëmbeu kurorën e më të bukurës.

Ish-missi shqiptar, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa ndan më fansat imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Si shumë nga yjet e tjerë të estradës, edhe ajo nuk ka ngurruar që të sjell pamje atraktive nga pushimet, ku si destinacion ka zgjedhur një nga ishujt më luksozë në Greqi, Mykonos.

Modelja 25-vjeçare edhe këtë herë vjen mjaft në formë, linjat trupore të së cilës janë për t'u pasur zili.

Ndryshe, Adrola tash e sa vite është në mes Shqipërisë dhe Amerikës, ku muaj më parë nënshkroi kontratë me një nga kompanitë më prestigjioze të modelingut në Amerikë, "Wilhelmina Models". /Telegrafi/