Adoleshentët amerikanë u përpoqën të sulmonin një vajzë dhe ta filmonin - por përfunduan duke u rrahur vetë
Një incident i pazakontë ndodhi në një piceri në New York të SHBA-së, ku tre vajza dhe dy djem, të gjithë adoleshentë, planifikuan të sulmonin një vajzë 16-vjeçare dhe të filmonin gjithçka.
Sulmuesit hynë papritur në lokalin ku Grace punonte e vetme, duke menduar se sulmi do të ishte i lehtë dhe do t’u sillte “fame” në rrjetet sociale, raportojnë mediat.
Megjithatë, Grace kishte një befasi për ta. Ajo, e trajnuar si atlet, reagoi shpejt dhe me aftësi të larta fizike, duke i mposhtur të gjithë brenda pak minutash.
Sulmuesit dolën nga incidenti me mavijosje të shumta, ndërsa një nga vajzat pësoi një frakturë në orbitën e syrit.
Policia lokale rishikoi videot e kamerave të sigurisë dhe pamjet e regjistruara nga incidenti dhe erdhi në përfundim se reagimi i Grace ishte akt i vetëmbrojtjes. Megjithatë, përkundër faktit që ishin ata që nisën sulmin, të gjithë sulmuesit u arrestuan për veprimet e tyre.
Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe në komunitet dhe në rrjetet sociale, ku shumë e kanë lavdëruar Grace për guximin dhe aftësitë e saj.
“Unë thjesht po përpiqesha të mbroja veten”, tha ajo më vonë për median lokale.
Ngjarja është një paralajmërim për rrezikun e përpjekjeve për të fituar famë me metoda të dhunshme dhe një shembull se vetëmbrojtja e drejtë mund të shpëtojë nga situatat e rrezikshme. /Telegrafi/


