Please enter at least 3 characters.

Adnan Januzaj i shënon Atleticos nga gjuajtja e lirë dhe e dërgon Real Sociedadin në Ligën e Evropës

2020/07/AdnanJanuzaj-1.jpg
258:"MADRID, SPAIN - JULY 19: Adnan Januzaj (R) of Real Sociedad celebrates his team's first goal during the Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Sociedad at Wanda Metropolitano on July 19, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi dhe Real Sociedadi e zhvilluan ndeshjen e fundit të sezonit 2019/2020 në Wanda Metropolitano dhe u ndanë baras (1-1).

Pas gjysmë ore lojë, skuadra nikoqire kishte realizuar gol përmes Kokes, i cili u asistua nga Alvaro Morata.

Kur po afrohej fundi i takimit u akordua gjuajtje e lirë për skuadrën mysafire nga një kënd mjaft i vështirë.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Përgjegjësinë e mori anësori shqiptar, Adnan Januzaj, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (87’) dhe në këtë mënyrë u barazua rezultati i takimit.

Kjo pikë ishte e mjaftueshme që Real Sociedadi të siguronte pozitën e gjashtë në tabelë dhe kualifikimin në Ligën e Evropës.

Nga ana tjetër, Atletico Madridi e ka mbyllur sezonin në vend të tretë në tabelë dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/